Lidhje

Toka nuk rrezikohet aq shumë nga asteroidët - 2003-07-17


Shkencëtarët në Britani dhe Rusi thonë se pritet të ketë më pak asteroidë që do të bien mbi sipërfaqen e Tokës dhe shkaktojnë dëme të mëdha.

Shkencëtarët zhvilluan një provë me kompjuter për të parashikuar nëse asteroidët me diametër rreth një kilometër mund të godasin sipërfaqen e Tokës, ose të shpërthejnë në atmosferën e saj.

Mbështetur në provën e mësipërme, shkencëtarët thonë se një asteroid me diametër më të madh se 200 metra do të godasë tokën çdo 160 mijë vjet dhe jo çdo 2500 vjet, siç ishte parashikuar më parë.

Shkencëtarët besojnë se një objekt me diametër më të madh se 1 kilometër, do të godasë Tokën çdo 700 mijë vjet. Këto vlerësime u botuan në gazetën shkencore “Natyra.” //kk//

XS
SM
MD
LG