Lidhje

Shqipëri: 12 tetori, data e zgjedhjeve vendore - 2003-07-17


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu shpalli 12 tetorin si datën për zgjedhjet vendore. Dekreti i kreut të shtetit u bë të enjten një ditë pas hyrjes në fuqi të kodit të ri zgjedhor.

Dy partitë më të mëdha të vendit, Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike kanë nisur prej kohësh përgatitjet dhe janë në bisedime me aleatët e tyre.

Në ndryshim nga më parë, zgjedhjet e këtij viti do të jenë me një raund të vetëm. Për këtë arsye, si socialistët ashtu dhe demokratët, janë të interesuar të tërheqin në koalicione partitë e vogla për të penguar një shpërndarje të votave.

Vëmendja kryesore është përqendruar në garën e kryeqytetit. Të mërkurën, deputeti Spartak Ngjela u shpall si kandidati kryesor i partisë demokratike, përballë kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës Edi Rama i cili do të konkurrojë nën ngjyrat e socialistëve.//kk//

XS
SM
MD
LG