Lidhje

Gjendja e lirisë së besimit keqësohet në disa pjesë të Evropës - 2003-07-17


Federata Ndërkombëtare e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka nxjerrë një raport ku thuhet se gjendja e lirisë së besimit dhe tolerancës fetare po keqësohet në disa pjesë të Evropës.

Kjo organizatë e paraqiti raportin të enjten në një takim të OSBE-së mbi lirinë e besimit në 55 vendet anëtare.

Në raport thuhet se disa vende i kanë shfrytëzuar ligjet kundër terrorizmit për të marrë masa kundër pakicave fetare, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu thuhet se pakicat fetare në Uzbekistan dhe Gjeorgji kanë qenë objekt dhune. Federata e Helsinkit thotë gjithashtu se Rusia dhe Bullgaria përdorin policinë për të mbikqyrur veprimtarinë e pakicave fetare.

Para se të fillonte takimi dyditor, zyrtarët e OSBE-së thanë se mjetet e komunikimit luajnë një rol të fuqishëm për të krijuar një imazh pozitiv, ose negativ për komunitetet fetare në një vend.//kk//

XS
SM
MD
LG