Lidhje

Presidenti Bush dhe kryeministri britanik Bler mbrojnë vendimin për ndërhyrjen në Irak - 2003-07-18


Presidenti Bush dhe kryeministri britanik Tony Blair i dolën në mbrojtje dje vendimit të tyre për ndërhyrjen në Irak, duke thënë se faktet do të provojnë se ata patën të drejtë në lidhje me programin e armëve të Sadam Husseinit.

Në një konferencë shtypi që mbajtën dje në Shtëpinë e Bardhë, të dy udhëheqësit nuk u vunë rëndësi kritikave se deri më sot, në Irak nuk janë gjetur armë të shkatërrimit në masë, si dhe pohimeve se vendimi për të ndërhyrë në Irak bazohej në informacione të debatueshme zbulimi.

Presidenti Bush tha se ishte i sigurtë se armët e ndaluara do të gjenden dhe se zbulimi i tyre do t'u japë fund spekulimeve se ndërhyrja në Irak u bazua mbi informacione zbulimi të debatueshme.

Kryeministri britanik Blair tha se asnjë udhëheqës i përgjegjshëm nuk mund të mos përfillte provat se armët e Irakut përbënin kërcënim për botën.

Kryeministri britanik gjithashtu mbajti dje një fjalim në Kongres, një nder i rrallë ky për një udhëheqës të huaj. Ai u tha ligjvënësve amerikanë se Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë nuk do t’i kishte falur historia, në se ato nuk do ta kishin kundërshtuar kërcënimin që përbënte regjimi i Sadam Husseinit.

Zoti Blair tha se lufta në Irak duhej bërë, edhe në se atje nuk gjenden armë të ndaluara, pasi ajo rrëzoi nga pushteti një qeveri shtypëse.// lk //

XS
SM
MD
LG