Lidhje

Kryeministri Bler fillon një vizitë në Azi - 2003-07-18


Pas një vizite të shkurtër në Washington dhe bisedimeve me presidentin Bush, kryeministri britanik Toni Bler është nisur për në Tokio, ndalesa e tij e parë gjatë turneut në disa vende aziatike.

Bisedimet e zotit Blair me udhëheqësit e Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut pritet të përqëndrohen tek ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Kryeministri britanik gjithashtu ka në plan të shkojë në Hong Kong, ish-koloni britanike, ku ditët e fundit ka patur probleme të shumta për shkak të rënies ekonomike dhe protestave masive rreth një projekt ligji kundër subversionit, për të cilin kritikët thonë se përbën kërcënim për të drejtat e njeriut.// lk //

XS
SM
MD
LG