Lidhje

Serbi: forcat e policisë dhe ushtrisë pengojnë reformat - 2003-07-18


Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se shpresat e Serbisë për reforma më të mëdha politike dhe shoqërore janë frenuar për shkak të pengesave që vijnë nga policia dhe forcat e sigurimit.

Kjo organizatë i paraqiti kritikat e saj në një raport të botuar të premten dhe u kërkoi zyrtarëve serbë të rifillojnë angazhimet e tyre për ndryshime.

Në raport thuhet se qeveria ka ndërmarrë një numër hapash pozitive drejt reformave në fillim të këtij viti, pas vrasjes në mars të kryeministrit Zoran Djindjic. Po ashtu lavdërohet qeveria e Serbisë për luftën ndaj grupeve të krimit të organizuar, që besohet se ishin përgjegjëse për vrajsen.

Por në raport thuhet se “zelli për reforma” ka hasur qëndresë në forcat e policisë dhe ushtrisë, që kanë qenë të lidhura me ish- Presidentin jugosllav Slobodan Milosevic.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bën thirrje qeverisë serbe që ta vërë ushtrinë nën kontroll civil, t’u japë fund kufizimeve ndaj medias si dhe të ndalë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Po ashtu kërkon më shumë bashkëpunim me gjykatën e Hagës, që aktualisht po ndjek penalisht zotin Millosheviç.//kk//

XS
SM
MD
LG