Lidhje

Në Shqipëri Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta dha mbrëm dorëheqjen e pa-revokueshme - 2003-07-19


Në Shqipëri Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta dha mbrëm dorëheqjen e pa-revokueshme. Zoti Meta bëri të njohur vendimin e tij të pa-pritur gjatë mbledhjes së qeverisë. Ai e motivoi largimin nga kabineti me qëndrimin nihilist dhe denigrues që sipas tij ka mbajtur kryeministri ndaj aktiviteti të ministrisë së jashtme. Kreu i qeverisë, Fatos Nano e quajti dorëheqjen një vendim të pa-përgjegjshem. Ai shtoi se ky qendrim është vazhdë e mos-bashkëpunimit dhe shmangëjes së përgjegjsive që zëvendës-kryeministri Meta ka shfaqur sipas tij gjatë gjithë 11 mujave në qeveri.Nga Tirana njofton korrespondenti ynë, Armand Mero

XS
SM
MD
LG