Lidhje

Shqipëri: Dorëheqjet e dy ministrave socialistë trazojnë jetën politike - 2003-07-19


Pas dorëheqjes së mbrëmshme të zëvendëskryeministrit e ministrit të jashtëm, Ilir Meta, edhe një tjetër anëtar i kabinetit qeveritar paraqiti të shunën dorëheqjen pranë kryeministrit Nano. Ministri i Integrimit, Sokol Nako, tha se e shihte të vështirë të vazhdonte detyrën për t’u takuar me përfaqësues të organizmave ndërkombëtare.

Dy dorëheqjet sollën pështjellim në skenën politike.

Ish-ministri i jashtëm, Ilir Meta, hodhi poshtë komentet negative, sipas tij, të kryeministrit Nano ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai tha se diplomacia shqiptare ka patur rezultate të kënaqshme, ndërsa kryeministri e kishte sulmuar personalisht, pasi kishte kritikuar metodën e tij të qeverisjes. Duke iu referuar këshilltarëve të zotit Nano, zoti Meta tha për shtypin: “Tashmë është e njohur e do të jetë edhe më njohur në të ardhmen për publikun se unë dhe zoti Nao ndajmë koncepte krejt të ndryshme jo vetëm mbi politikën e jashtme, por edhe mbi shtetin dhe qeverisjen në përgjithësi. Vizioni im ngrihet mbi vizionet mediokre që ofrojnë Eminët, Agimët dhe këshilltarët e këtij standardi”.

Zoti Meta tha se PS nuk duhet të rrijë në pushtet formalisht, por duhet të përmbushë premtimet e dhëna opinionit publik. Ndërkaq Kryeministri Nano tha po të shtunën se ngjarja ishte e papritur vetëm në mënyrën se si ndodhi në mes të mbledhjes së qeverisë, por ajo ishte e pritshme po të vështrohen zhvillimet e fundit në PS. Ai tha se kishte pranuar me keqardhje edhe dorëheqjen e pakthyeshme të ministrit të integrimit, Sokol Nako. “Normalisht, siç e dini, edhe qeveria mbrëmë vazhdoi mbledhjen dhe ne vazhdojmë në përfaqësim të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, jo vetëm kontaktet me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me dorëzimin e produkteve të qeverisjes tonë 6-vjeçare tashmë. Nga kjo pikëpamje, nuk ka ndonjë dramë. Duhet vetëm pak kohë që në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat politike të shumicës, të bëhet zëvendësimi i dy të larguarve”.

Zoti Nano tha për shtypin se ministrat e rinj do të jenë socialistë dhe se puna do të vazhdojë normalisht.

Por nuk mendon kështu opozita. PD kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Nano. Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, deklaroi të shtunën se dorëheqja e zotit Meta është shprehje e thellimit të krizës qeveritare. “Asgjë nuk e zgjidh dështimin total, diskretitimin e plotë, degradimin ekstrem e të gjithanshëm të qeverisë Nano. PD i kërkon dorëheqjen kryeministrit Nano, qeverisë së tij. Ajo kërkon krijimin e një qeverie me mbështetje të gjerë politike dhe me objektiva të caktuara, për të cilat duhet të konsultohen e të bien dakord gjithë forcat politike të mbledhura e të drejtuara nga Presidenti i Republikës”.

Ngjarjet brenda PS dhe qeverisë së saj morën kështu një kthesë të papritur. Parlamenti në ditët e fundit para pushimeve, duhet të miratojë dy ministrat e rinj. Raportet brenda rradhëve të deputetëve socialistë janë të ngushta dhe mund të sjellin të papritura. Fushata e zgjedhjeve vendore po afrohet, ndërkohë që udhëheqja socialiste ka vendosur të mos hapë debate të brendshme deri në zgjedhje.

Dy muaj pas zgjedhjeve vendore të tetorit, vjen kongresi i PS në dhjetor, ku priten zhvillime të tensionuara, parathënia e të cilave po n

XS
SM
MD
LG