Lidhje

Dy shpërthime trondisin Prishtinën - 2003-07-21


Kryeqyteti i Kosovës u trondit të dielen mbrëma nga dy shpërthime, të cilat një zyrtar i cilësoi si sulme kundër policisë dhe gjyqësorit.

Shpërthimi i parë ndodhi në afërsi të gjykatës së qarkut, kurse i dyti pak minuta më pas para një stacioni policie.

Shpërthimet nuk shkaktuan dëme në njerëz. Një zëdhënës i forcës policore të Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se duket se shpërthimet ishin një sulm kundër policisë vendore dhe organizuesve të saj ndërkombëtarë.

Shpërthimet e të dieles përbëjnë sulmin e dytë që duket se kryhet kundër një stacioni policie gjatë javës së kaluar.

Persona të paidentifikuar hodhën të enjtën një granadë dore kundër një stacioni policie në Podujevë. As ky sulm nuk shkaktoi viktima.

Sulmi u krye një ditë pasi një gjykatë e drejtuar nga Kombet e Bashkuara në Kosovë dënoi katër luftëtarë të ish UÇK-së nën akuza për krime lufte. //xh//

XS
SM
MD
LG