Lidhje

Si u bë Silicon Valley, “lugina” e teknologjisë së lartë - 2003-07-21


Emri i luginës Silicon Valley vjen nga materiali silikon, që përdoret për të prodhuar pjesë të imta elektronike për kompjutera.

Silicon Valley gjendet rreth 70 kilometra në juglindje të San Franciskos. Është reth 40 kilometra e gjatë dhe rreth 15 kilometra e gjerë. Emri Silikon Valley nuk gjendet në hartat e Kalifornisë. Por lugina është një vend shumë i rëndësishëm. Në ditët tona në Silicon Valley ka disa mijëra kompani të teknologjisë së lartë.

Historia fillon me Universitetin Stanford në afërsi të qytetit Palo Alto, Pas Luftës së Dytë Botërore, Universiteti i Stanfordit kishte probleme financiare.

Universiteti kishte në pronësi të vetën disa mijëra hektarë tokë që nuk përdorej. Një profesor i Universiteit bëri çmos për ta zgjidhur problemin. Ai quhej Frederick Terman. Ai mësoi që ligjërisht Universiteti nuk mund ta shiste tokën. Familja Stanford, e kishte bërë të pamundur nga pikëpamja ligjore që të shitej ndonjë pjesë e asaj toke, kur ia fali atë universitetit.

Megjithatë zoti Terman zbuloi se asgjë nuk mund ta pengonte universitetin që t’i lejonte kompanitë t’i paguanin universitetit para për të përdorur atë tokë. Kjo ide çoi në zhvillimin e një zone të quajtur Parku Industrial Stanford. Kjo zonë biznesi u ngrit në vitin 1954.

Disa kompani të rëndësishme i shpërngulën zyrat e tyre atje. Ndërmjet tyre ishte firma elektronike Hewlett Packard. Kompani të suksesshme, sikurse Hewlett Packard, ndikuan që edhe kompani të tjera të vendosen në Parkun Industrial Stanford dhe pranë tij.

Zona u bë e njohur si Silicon Valley në fillimet e epokës kompjuterike. Në fillim të viteve 1970 një reporter e quajti zonën Lugina e Silikonit në një sërë artikujsh për një botim të titulluar Electronic News.

Inxhinierë të rinj kompjuterash, që kishin pak para, ngritën kompanitë e tyre në këtë rajon. Shumë nga këto kompani janë bërë tani firma të mëdha ndërkombëtare. Një shembull është korporata Apple Computers.

Silicon Valley është një emër aq i njohur në ditët tona, saqë shpeshherë përdoret për të treguar një rajon ku ka shumë kompani elektronike. Por Silicon Valley i parë dhe më i rëndësishëm mund të gjendet akoma në Kaliforni.//kk//

XS
SM
MD
LG