Lidhje

Drejtori i ri i OBSH-së premton intensifikimin e luftës kundër Sidës - 2003-07-21


Drejtori i ri i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mori të hënën detyrën e re duke u zotuar të forcojë përpjekjet e agjencisë në luftën kundër SIDË-s dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse.

Në fjalimin e tij përurues, Li Jong Wook nga Koreja e Jugut i tha personelit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, se qëllimi kryesor është prodhimi i ilaçeve më të lira dhe sigurimi për vendet e varfra.

Përveç SIDË-s, ai përmendi malarien si dhe tuberkulozin që është edhe specialiteti i tij. Sida, malaria dhe tuberkulozi janë përmbledhur në një departament të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dr. Li deklaroi se ai kishte zgjedhur Xhak Chow si drejtor të departamentit të ri të krijuar. Dr. Chow është këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit Colin Powell. Vlerësohet se 42 milion persona janë infektuar nga SIDA.//kk//

XS
SM
MD
LG