Lidhje

Kryengritësit liberianë urdhërojnë ndërprerjen e luftimeve - 2003-07-22


Kryengritësi liberianë thonë se i kanë urdhëruar forcat që luftojnë për marrjen e kryeqytetit Monrovia që t’i ndërpresin luftimet.

Një negociator i kryengritësve që po merr pjesë në bisedimet e paqes të cilat zhvillohen në Ganë, u tha sot gazetarëve se luftëtarët e Organizatës LURD, Liberianët e Bashkuar për Pajtim dhe Demokraci, është udhëzuar të ndalë ofensivën e filluar para katër ditëve. Është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë kjo thirrje mbi luftimet.

Dje, një breshëri predhash ranë mbi kryeqytet, duke shënuar luftimet më të ashpëra në këto dy muajt e fundit midis trupave qeveritare dhe kryengritësve që kërkojnë të largojnë nga pushteti presidentin Charles Taylor.

Shefat e ushtrisë të vendeve të Afrikës Perëndimore filluan sot një takim në Senegal, për të diskutuar mbi dërgimin e paqeruajtësve ndërkombëtarë në Liberi. // lk //

XS
SM
MD
LG