Lidhje

Kryeministri serb viziton Washingtonin - 2003-07-23


Kryeministri serb Zoran Zivkovic mbërrin të mërkurën në Washington për bisedime me Sekretarin e Shtetit Colin Powell dhe zyrtarë të tjerë. Në qendër të bisedave pritet të jenë çështjet e sigurisë dhe ato të lidhura me Ballkanin.

Bisedimet e nesërme me zotin Powell do të pasojnë diskutimet me Senatorin George Voinovich dhe ligjvënës të tjerë. Ai do të takohet gjithashtu me anëtarë të Komisionit për Marrëdhënie me jashtë të Senatit dhe të Komisionit amerikan për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë.

Mes të tjerash, në programin e udhëheqësit serb përfshihet edhe një takim me ambasadorin Pierre Richard Prosper, zyrtari i Departamentit të Shtetit për Çështjet e Krimeve të Luftës.

Të hënën, zoti Zivkovic do të zhvillojë një takim me gazetarët në Klubin Kombëtar të Shtypit lidhur me ecurinë e reformave politike dhe ekonomike në Serbi dhe sfidat me të cilat përballet ajo.//kk/

XS
SM
MD
LG