Lidhje

Shqipëri-Maqedoni: takim për bashkëpunimin e doganave - 2003-07-23


Në pikëkalimin kufitar të Qafëthanës u zhvillua një takim midis drejtorëve të Doganave të Shqipërisë dhe Maqedonisë ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët amerikanë në të dy vendet, Lawrence Butler dhe James Jeffrey.

Takimi kishte për qëllim shtimin e bashkëpunimit doganor midis Shqipërisë dhe Maqedonisë në sferën e lehtësimit të tregtisë, kundër korrupsionit dhe kundër kontrabandimit. Takimi i vuri theksin mbështetjes së qeverisë amerikane për shërbimet e publikut në pikat kufitare të kalimit midis dy vendeve.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për politikën dhe sigurinë evropiane pranë Këshillit të Bashkimit Evropian Peter Faith tha të mërkurën në Shkup se gjendja e sigurisë në Maqedoni është më e qëndrueshme dhe “prandaj, me siguri nuk do të ketë nevojë për prani ushtarake ndërkomëbtare pas muajit dhjetor”.

Zoti Faith i përcolli presidentit maqedonas Trajkovski vendimin e BE-së për zgjatjen e mandatit të misionit ‘Konkordia’ në Maqedoni deri në datën 15 dhjetor.

Diplomati evropian tha se misioni i tanishëm i ‘Konkordias’ është mision për vërtetimin e fakteve që do të dihen deri në fund të gushtit kur edhe pritet të fillojnë bisedimet për një mision këshillimor të Bashkimit Evropian pas 15 dhjetorit në Maqedoni.//kk//

XS
SM
MD
LG