Lidhje

Kasetë tjetër ku thuhet se flet Sadami - 2003-07-23


Një kanal televiziv në gjuhën arabe transmetoi një kasetë tjetër, zëri i së cilës u tha se ishte i Sadam Huseinit. Televizioni al-Arabiya i Dubait e transmetoi sot kasetën, një ditë pas vrasjes së djemve të Sadamit në një operacion ushtarak të koalicionit në qytetin verior të Mosulit.

Por thuhet se kaseta është inçizuar më 20 korrik, dy ditë para operacionit të Mosulit. Zëri në kasetë u bën thirrje ushtarëve irakianë që të ngrihen kundër forcave të koalicionit, duke thënë se lufta nuk ka marrë fund ende.

Deri tani nuk ka patur ndonjë konfirmim për vërtetësinë e kasetës. Por ish ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara tha se zëri në kasetë është i Saddam Husseinit.//kk//

XS
SM
MD
LG