Lidhje

Pauëll: të forcohet pozita politike e kryeministrit Abas - 2003-07-24


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pawëll, u bëri dje thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të bëjnë më shumë për të çuar përpara planin e paqes për Lindjen e Mesme dhe për të forcuar pozitën politike të kryeministrit palestinez, Mahmud Abas.

Sekretari Pauëll u takua me ministrin e jashtëm izraelit, Silvan Shalom, për të filluar një raod të ri të diplomacisë në Lindjen e Mesme, ku do të përfshihet një vizitë në Shtëpinë e Bardhë nga zoti Abas nesër dhe një tjetër nga kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ditën e martë.

Pas takimit një orësh me zotin Shalom, Sekretari Pauëll shprehu kënaqësi me hapat që të dyja palët kanë ndërmarrë për zbatimin e planit të paqes, duke përfshirë kalimin në duart e palestinezëve të sigurisë në qytetin Bethlehm dhe në disa pjesë të Rripit të Gazës dhe veprimet palestineze për t’i dhënë fund nxitjes së sulmeve kundër izraelitëve.

Mirëpo, zoti Pauëll tha se është nevoja të bëhet shumë më tepër, përfshirë lirimin e një numri më të madh të burgosurish nga ana e Izraelit, duke bërë të qarta synimet amerikane për forcimin e pozitës politike të kryeministrit Abas, ndërkohë që ai vazhdon betejen për pushtet me Jaser Arafatin.

“Objektivi ynë është të forcojmë pozitën e tij, theksoi zoti Pauëll. Mendoj se kjo është edhe pozita e shtetit izraelit. Ne, tha ai, do të bëjmë ç’është e mundur në takimet e ardhshme me kryeministrin Abas këtë javë dhe kryeministrin Sharon javën tjetër që ta realizojmë këtë gjë për të mirën e popullit izraelit dhe atij palestinez”.

Nga ana e tij, zoti Shalom tha se është koha që udhëheqja palestineze të marrë vendimin strategjik për shkatërrimin e infrastrukturës terririste të grupeve të tilla si Hamas dhe Xhihadi Islamik, dhe të mos i lejojë ato të përfitojnë nga armëpushimi i tanishëm për t’u riorganizuar dhe më pas të minojnë procesin e paqes. //xh//

XS
SM
MD
LG