Lidhje

De Villepin: Iraku të rindërtohet nga OKB-ja - 2003-07-24


Minsitri i Jashtëm francez Dominik de Villepin bëri thirrje që përpjekjet për rindërtimin i Irakut të ndërmerren nga Kombet e Bashkuara.

Zoti de Villepin tha në një intervistë që dha sot për radion shtetërore franceze, se vetëm Kombet e Bashkuara mund të garantojnë kushtet e sigurisë, që nevojiten për bashkëpunimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar për rindërtimin e Irakut.

Ai tha se shtimi i numrit të forcave ekzistuese nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara me forca të tjera ndërkombëtare, nuk do të ishte zgjidhja më e mirë për të garantuar sigurinë.

Zoti de Villepin gjithashtu paralajmëroi se vrasja ditët e fundit e djemve të Saddam Husseinit mund të shkaktojë veprime hakmarrëse.

Franca e kundërshtoi me forcë luftën në Irak, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.// lk //

XS
SM
MD
LG