Lidhje

Bankieri italian Calvi ishte vrarë - 2003-07-24


Prokurorët italianë, të cilët hetojnë vdekjen para 20 vjetësh të një bankieri të njohur, arritën në përfundim se ai ishte vrarë dhe nuk kishte bërë vetvrasje siç ishte menduar në fillim.

Hetuesit u dhanë katër personave të dyshuar për vrasjen e Roberto Calvit 20 ditë afat për t’iu përgjigjur akuzave përndryshe ndaj tyre do të ngrihet padi.

Zoti Calvi ishte kreu i Bankës Ambrosiano, që kishte lidhje të ngushta me Vatikanin, e cila falimentoi pas vdekjes së zotit Calvi.

Hetuesit dyshojnë se vrasjen e tij e kishte orkestruar një udhëheqës i krimit të organizuar nga Siçilia sepse zoti Calvi kishte keqadministruar paratë e Mafias. Trupi i zotit Calvi u gjet i varur nën një urë të Londrës në vitin 1982.//kk//

XS
SM
MD
LG