Lidhje

Java e popujve të robëruar - 2003-07-25


Presidenti Bush ka shpallur javën nga 20 deri 26 korrik, si Java e Popujve të Robëruar. Kongresi amerikan për herë të parë e shpalli Javën e Popujve të Robëruar në vitin 1959, si mbështetje ndaj popujve të Evropës Lindore dhe vendeve tjera nën diktaturën komuniste. Sot, Java e Popujve të Robëruar është një mundësi për amerikanët për të shprehur vendosmërinë e tyre për liri dhe demokraci në botë. Siç tha presidenti Bush në fillim të muajit kur Amerika po festonte ditën e pavarsisë “Deklarata e pavarësisë përmban një premtim për gjithë njerzimin”. “Sepse amerikanët besojnë në të drejta të pakontestueshme, ne çmojmë lirinë e çdo populli. Sepse ne besojmë në çmueshmërinë e çdo jete të dhënë nga zoti, ne punojmë për dinjitetin njerëzor në çdo vend. Ne mbrojmë miqtë tanë dhe inkurajojmë armiqtë e dikurshëm të na bëhen miq.”

Në shumë vende, duke përfshirë edhe vendet ish komuniste të Evropës Lindore parimet e lirisë dhe demokracisë po zhvillohen gjithmonë e më tepër. Por siç u shpreh presidenti Bsuh me rastin e Javës së Popujve të Robëruar, “miliona njerëz akoma jetojnë nën regjime të cilat i shkelin të drejtat e qytetarëve të tyre çdo ditë. Në vendet si Birmania dhe Irani, qytetarët nuk mund ta zgjedhin vet qeverinë e tyre, të ngrihen kundër shtypjes dhe të ushtrojnë fenë e tyre në mënyrë të lirë.”

Në Kubë, tha presidenti Bush, regjimi burgos kundështarët politikë dhe shtyp protestat paqësore. Në Korenë e Veriut, qindra mijëra njerëz janë të mbyllur në kampe përqëndrimi dhe popullata vuan nga të keq-ushqyerit ndërsa regjimi synon të prodhojë armë të shkatërrimit në masë. Dhuna, korrupsioni dhe keqadministrimi mbizotërojnë në Zimbabve; dhe në Bjellorusi qeveria autoritare izolon mendimin e lirë politik.”

Por megjithatë çështja e lirisë po përparon. “Me rrëzimin e regjimit brutal të Sadam Husenit, tha presidenti Bush, populli i Irakut nuk është më rob në vendin e tij. Liria e tyre është shembulli më i mirë i rënies së njërit prej diktatorëve më të pashpirtë në histori.”

Siç tha presidenti Bush, “me rolin aktiv të Amerikës në botë, tiranët janë frikësuar dhe terroristët nuk po gjejnë preheje”.//kk//

XS
SM
MD
LG