Lidhje

Presidentja Arrojo u jep ultimatum ushtarëve renegatë - 2003-07-27


Presidentja e Filipineve, Gloria Arrojo, paralajmëroi ushtarët renegatë të ngujuar në një kompleks tregtar në Manila se do të përballen me veprim ushtarak nëse nuk dorëzohen të dielen deri në orën 5 pasdreke sipas kohës vendore.

Ushtarët morën nën kontroll të dielen në mëngjes një kompleks dyqanesh dhe apartamentesh në afërsi të qendrës financiare të kryeqytetit, ku kanë ngritur gracka me lëndë plasëse. Ata mbajtën peng për pak kohë një numër të huajsh, përfshirë ambasadoren e Australisë në atë vend, Ruth Pierce.

Qeveria filipinase i ka akuzuar ushtarët se janë pjesë e një komploti për grusht shteti kundër qewverisë së presidentes Gloria Areroyo. Mirëpo, ushtarët renegatë thonë se ata nuk kanë në plan të marrin pushtetin. Ata kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, se u ka shitur armë grupeve kryengritëse myslimane e komuniste dhe se ka kryer sulme terroriste.

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi për ato që i cilësoi si pasoja të menjëhershme negative për marrëdhënieve dypalëshe në rast të një grusht shteti ushtarak, por tha gjithashtu se nuk ka arsye të mendohet se qeveria filipinase po kërcënohet.

Të shtunën, vetëm pak orë para maarjes së kompleksit nën kontroll, Presidentja Arroyo dha urdhër për ndjekjen dhe arrestimin e rreth 70 oficerëve ushtarakë dhe ushtarëve, për të cilët thuhet se kanë gisht në një komplot për të përmbysur qeverinë. Në Filipine kanë qarkulluar thashetheme rreth një grusht shteti gjatë disa ditëve të fundit.//xh//

XS
SM
MD
LG