Lidhje

Kabineti izraelit miratoi lirimin e rreth 100 ekstremistëve të burgosur palestinezë - 2003-07-27


Kabineti izraelit miratoi lirimin e rreth 100 ekstremistëve të burgosur palestinezë. Lirimi i të burgosurve shihet si gjest i vullnetit të mirë ndaj kryeministrit palestinez, Mahmud Abaz. Ky vendim u mor ndërkohë që kryeministri izraelit Ariel Sharon niset për në Washington, ku të martën takohet me presidentin Bush.

Ministrat e kabinetit votuan për lirimin e anëtarëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, grupe këto të përkushtuara për shkatërrimin e Izraelit dhe që kanë kryer sulme të shumta vetëvrasëse kundër objekteve izraelite.

Grupet palestineze kanë kërkuar lirimin e të 6 mijë deri 8 mijë palestinezëve të burgosur, që llogaritet se mbahen nga Izraeli.

Po sot, Izraeli shkatërroi një postblloku pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor, duke lejuar qarkullimin e lirë të trafikut lokal për herë të parë në gati 3 vjet.

//ze//

XS
SM
MD
LG