Lidhje

Në një kasetë të re, Sadami flet për vdekjen e të bijve - 2003-07-28


Rrjeti televiziv Al-Arabija transmetoi atë që thotë se është një audio-kasetë e Sadam Huseinit, ku ai pranon vdekjen e dy djemve të tij. Folësi në kasetë thotë se Kusei dhe Udei ranë dëshmorë për Irakun.

Dy vëllezërit Hussein u vranë në një përleshje me trupat amerikane më 22 korrik në qytetin e Mosulit.

Ende nuk ka konfirmim se zëri në kasetë është vërtetë i Sadam Huseinit. Forcat amerikane i kanë intensifikuar përpjekjet për kapjen e Sadamit.

Po të martën zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thanë se kanë kapur njërin nga rojet personale më besnike dhe më të afërta të Saddam Husseinit.

Një zëdhënës ushtarak tha se roja i identifikuar me emrin Adnan Abdullah Abid al-Musslit, u kap sot gjatë një operacioni në orët e para të mëngjesit në qytetin e lindjes së Saddamit, Tikrit.

Njoftimet vënë në dukje se Al-Musslit kishte dalë në pension para pak kohe, por u thirr përsëri në detyrë, në prag të fillimit të sulmit kundër Irakut.

Trupat arrestuan gjithashtu dy bashkëpunëtorë të tjerë të Saddamit, kreun e sigurimit për Tikritin dhe një udhëheqës të Fedainjve të Saddamit.//kk//

XS
SM
MD
LG