Lidhje

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite do të takohet sot me presidentin Bush - 2003-07-29


Zyrtarë amerikanë thanë se ministri i jashtëm i Arabisë Saudite do të takohet sot me presidentin Bush për të dikutuar lidhur me shqetësimet e vendit të tij rreth një raporti të kongresit amerikan mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Zyrtarët thanë se princi Saud al-Faisal kërkoi takimin. Ai pritet t’i bëjë thirrje presidentit Bush që të publikojë pjesë të raportit, ku thuhet se i referohet një vendi të huaj, për të cilin disa mjete amerikane informimi kanë sugjeruar se është Arabia Saudite.

Por ambasadori i mbretërisë në Shtetet e Bashkuara tha se Arabia Saudite nuk ka asgjë për të fshehur. Ai shtoi se vendi i tij nuk mund t’i përgjigjet raportit deri sa ai të bëhet publik.

//ze//

XS
SM
MD
LG