Lidhje

Flamuri amerikan të ulet në gjysëm shtize për nder të komedianin legjendar Bob Hope - 2003-07-29


Presidenti Bush dha urdhër që flamuri amerikan të ulet në gjysëm shtize për nder të komedianin legjendar Bob Hope,i cili vdiq të dielën në Kaliforni në moshën 100 vjeçare.

Presidenti tha me anë të një proklamate dje se në shenjë respekti për kujtimin e zotit Hope, në ditën e varrimit flamurët do të ulen në gjysëm shtize në Shtëpinë e Bardhë, ndërtesat publike dhe në qendrat ushtarake amerikane në të gjithë botën. Po atë ditë, flamuri amerikan do të ulet në gjysëm shtize edhe në anijet amerikane.

Varrimi do të jetë privat dhe do të zhvillohet brënda disa ditësh.

Bob Hope ka interpretuar në skenë, në televizion si edhe në gati 60 filma. Por ndoshta ai mbahet mend më shumë për punën e tij të palodhshme si humorist për zbavitjen e trypave amerikane kudo në botë.

//ze//

XS
SM
MD
LG