Lidhje

Bush, Sharon: ndalja e terrorit, çelës për paqen në Lindjen e Mesme - 2003-07-29


Presidenti Bush dhe Kryeministri Ariel Sharon u shprehën të një mendimi se dhënia fund e terrorit është çelësi i arritjes së një paqeje të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Presidenti Bush i bëri këto komente të martën në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me zotin Sharon. Kjo është hera e tetë që dy udhëheqësit takohen në Washington.

Presidenti Bush tha se kryeministri palestinez Mahmud Abaz e ka angazhuar qeverinë e tij për t’i dhënë fund terrorit dhe tani duhet të marrë opercione të efektshme, të vazhdueshme dhe me objektiva të përcaktuar për t’iu kundërvënë atyre që përpiqen të minojnë përpjekjet e paqes.

Ai tha se krijimi i një shteti paqësor palestinez dhe sigurimi i Izraelit varen nga suksesi i luftës kundër grupeve terroriste dhe dhënia fund e urrejtjes.

Presidenti Bush i bëri thirrje kryeministrit Sharon të heqë kufizimet ndaj palestinezëve në mënyra që niveli i tyre i jetesës të përmirësohet.

Zoti Sharon tha se ai është i angazhuar për realizimin e procesit politik të paqes, por vetëm pasi të kenë përfunduar tërësisht sulmet terroriste dhe dhuna kundër Izraelit.

Lidhur me çështjen delikate të gardhit të sigurimit që po ngre Izraeli, kryeminsitri Sharon tha se ndërtimi i tij do të vazhdojë, por Izraeli do të marrë masa që ai të mos pengojë lëvizjen e palestinezëve. //kk//

XS
SM
MD
LG