Lidhje

Në botë trafikohen më shumë se 1 milion fëmijë - 2003-07-30


Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se çdo vit në botë trafikohen më shumë se 1 milion fëmijë.

Raporti, i botuar sot nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, e cilëson këtë lloj trafiku si një problem botëror, ku Afrika Perëndimore, Evropa Lindore dhe Azia janë furnizuesit kryesorë të fëmijëve.

Në raport thuhet gjithashtu se megjithëse Evropa është tregu kryesor i trafikimit të fëmijëve, ky problem është mbizotërues edhe në rajonet që shërbejnë si burim i tyre i furnizimit.

Aty thuhet se 15 përqind e vajzave që trafikohen nga Vietnami janë nën moshën 15 vjeç.//ii

XS
SM
MD
LG