Lidhje

Bler: qeverisë do t’i duhet të bindë popullin për luftën në Irak - 2003-07-30


Kryeministri i Britanisë,Tony Blair tha se qeveria e tij ende nuk e ka bindur popullin britanik se lufta në Irak, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ishte e justifikuar.

Duke folur sot në Londër para gazetarëve, zoti Blair përsëriti bindjen e tij se ajo që forcat e koalicionit bënë në Irak ishte e nevojshme.

Ai tha se me kalimin e kohës, qeverisë britanike do t’i duhet ta provojë këtë.//ii

XS
SM
MD
LG