Lidhje

Myers: konflikti në Irak nuk e ka dëmtuar luftën kundër terrorizmit - 2003-07-30


Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Richard Myers tha se konflikti në Irak nuk i ka zhvendosur burimet financiare nga lufta kundër terrorizmit.

Gjenerali Myers i bëri komentet sot për gazetarët në bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, ku ndodhet shtabi i forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në këtë vend.

Ai tha se aftësia e trupave amerikane për të ndjekur terroristët e al-Qaidës nuk ka pësuar ndonjë rënie për shkak të operacioneve në Irak.

Ai shtoi se këto operacione kanë sjellë informacione shumë të pasura zbulimi rreth al-Qaidës dhe kanë ndihmuar shumë për të kuptuar këtë rrjet terrorist si dhe për të kapur disa nga udhëheqësit e organizatës. Gjenerali Myers nuk dha hollësi të tjera.//ii

XS
SM
MD
LG