Lidhje

Irak: vriten dy ushtarë amerikanë - 2003-07-31


Zyrtarët ushtarakë amerikanë në Irak thonë se u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën në dy incidente të veçanta.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore amerikane thuhet se sulmi i parë ndodhi mbrëmë rreth 40 kilometra në lindje të rajonit Bakuba, ku kohët e fundit trupat amerikane janë bërë shpesh objekt goditjesh.

Si pasojë e sulmit me armë të lehta u vra një ushtar amerikan dhe u plagosën dy të tjerë. Sulmi tjetër ndodhi sot në mesditë në rrugën që të çon në aeroportin ndërkombëtar të Bagdatit.

Një ushtar u vra dhe 3 të tjerë u plagosën kur automjeti i tyre i blinduar ndeshi në një minë. Ushtarët e plagosur u dërguan në një spital për mjekim.

Një zyrtar ushtarak tha se po bëhen hetime për të dy incidentet. Që nga 1 maji kur Presidenti Bush shpalli përfundimin e veprimeve luftarake në shkallë të gjerë në Irak, atje janë vrarë 52 ushtarë amerikanë.

Ndërkohë administratori civil amerikan i Irakut, Paul Bremer, tha se zgjedhjet e përgjithëshme në vend mund të mbahen qysh nga gjysma e vitit të ardhshëm. Qëllimi është ngritja e një qeverie demokratike e cila të zëvendësonte Këshillin Qeverisës që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.//ii

XS
SM
MD
LG