Lidhje

Rolling Stones dhe Dasma Amerikane - 2003-07-31


Pas dy serialeve me titullin American Pie dhe pikerisht 4 vjet pas serialit të parë, maturantët e dikurshem janë gati të futen në rrjedhat e jetës familjare, dhe te lidhin kurore. Komedia American Wedding, Dasma Amerikane, del sot ne kinema.

Jim dhe Michelle duhet të martohen brenda dy javësh. Gjyshja e Jimmit është e semurë, dhe deshiron qe ta gëzojë dasmën e nipit. Ndërkohë Stifler vjen në dasmë me synimin për tu njohur me vajza, por qëllimi i tij kryesor është darka e fundit për Jimmin si beqar. Karakteri tjeter, Finchi, ka ndermed të sfidoje Stifler, duke u munduar për ti marre mendjen Cadences, motrës bukuroshe të nuses. Por dasma, shihet krejt ndryshe nga babai i Jimmit, për të cilin është dita më e gëzuar si prind.

Finding Nemo, është tani filmi me i suksesshëm i kategorisë së animacioneve dixhitale. Në kërkim të Nimos, ka grumbulluar afërsisht 313 milion dollarë, dhe ja kaluar filmit Lion King. Versioni i diskut dixhital i filmit, pra DVD-ja, do të dalë në treg në muajin nëntor.

Planet e dasmës për Jennifer Lopez dhe Ben Aflfleck akoma nuk kanë përfunduar ...megjithë njoftimet se çifti do të martohet me 5 tetor në ishullin Hawaii. Ndërkohë Affleck i është përgjigjur me shaka pyetjve të shtypit lidhur me detajet e martesës së yjeve të Hollywoodit.

Silvester Stallone thotë se tashmë e ka përfunduar skenarin e filmit Rocky 6. Ylli i pesë serialeve të filmit, që ka tani në kinema filmin për fëmijë, Spy Kids, thotë se fjala e fundit për fillimine xhirimeve pritet të jepet nga studiot M - G - M.

Njoftohet se Madona do të jetë regjisorja e një filmi të ardhëshëm mbi biznesin e muzikës. Revista ”Hollywood Reporter” thotë se Madona do të dejtojë filmin ”She Rocks”. Aktorja kryesore e filmit do të , Amanda Peet, do të luajë rolin e një gazetarje që e ndërton karrierën e saj me një ngjarje rreth një ylli të muzikës Rock & Roll.

Ylli i Rock & Rollit, Mick Jagger, nuk po tregon ndonjë shenjë lodhjeje edhe pse i mbushi 60 vjeç këtë javë. Ai ndodhet në Kanada në një koncert bamirësie për të ndikuar në rritjen e turizmit pas zhdukjes së epidemisë se SARSIT. Kengëtari kryesor i grupit Rolling Stones, i cili ndodhej ne një turne në Evropë, e festoi datelindjen fundjaven që kaloi në Pragë me pjesmarrjen e rreth 80 mijë artëdashësve. I ftuari surprizë i natës ishte ish-presidenti çek, Vasllav Havel, i cili shprehu kenaqësinë që kengëtari Mick Jagger vendosi të festonte 60 vjetorin e lindjes në Pragë. Kjo është hera e katert që Rolling Stones japin koncert në kryeqytetin çek. Rolling Stones ishte grupi i parë muzikor nga Perëndimi që dha koncert në Pragë pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Zoti Havel vuri në dukje se koncerti zhvillohej në të njejtin vend ku filloi i ështëquajturi Revolucion i Kadifejtë që çoi në rënien e komunizmit.

XS
SM
MD
LG