Lidhje

Çfarë mund të sjell me vete? - 2003-07-31


Pesë këshilla nga Shërbimi Doganor amerikan

Kur vizitoni Shtetet e Bashkuara sasia e parave që mund të sillni është e pakufizuar. Por nëse keni me vete më shumë se 10 mijë dollarë, në formë kartmonedhash, çeqesh udhëtimi ose të tjera, ju duhet t’ja deklaroni ato inspektorit të doganës. Përndryshe, kjo mund të çojë deri në konfiskimin e parave. Nëse deklarata plotësohet nga dy ose më shumë njerëz, ata duhet të deklarojnë shumën e përgjithshme të parave që kanë me vete. Deklarimi i kartave të kreditit nuk është i nevojshëm.

Çdo vizitor që vjen në Shtetet e Bashkuara mund të sjellë dhurata me vlerë deri në 100 dollarë pa paguar taksë doganore. Për dhuratat e tjera me vlerë 1 mijë dollarë, taksa doganore është 3 %.

Udhëtarët duhet të kenë parasysh se sendet e blera në një dyqan pa doganë ose në avion apo në anije mund të mos përjashtohen nga taksat kur sillen në Shtetet e Bashkuara. Përgjithësisht, taksohen mallra të tillë si alkoholi (më shumë se 1 litër), cigaret (më shumë se 200 copë) dhe purot (më shumë se 100 copë). Sasi më të mëdha alkoholi ose duhani të blera në vendet e Pellgut të Karaibeve ose në territoret amerikane jokontinentale përjashtohen nga taksat doganore.

Të gjitha sendet ushqimore duhet t’u deklarohen inspektorëve. Megjithëse në Shtetet e Bashkuara mund të sillen shumë lloj sendesh ushqimore, ka rëndësi të madhe që ato të inspektohen për të garantuar se nuk kanë insekte ose organizma që shkaktojnë sëmundje. Mosdeklarimi i sendeve ushqimore mund të çojë automatikisht në konfiskimin e tyre, edhe nëse ato janë ushqime që lejohen të futen në Shtetet e Bashkuara.

Purot kubane ose sende të tjera të prodhimit kuban nuk lejohet të futen në Shtetet e Bashkuara, qoftë përdorimin tuaj personal apo si dhurata. Do të ishte mirë të mos i merrni ato me vete për të mos u zhgënjyer nëse jua konfiskojnë.

XS
SM
MD
LG