Lidhje

Këshilli Qeverisës i Irakut emron presidentin e tij të parë - 2003-07-31


Këshilli Qeverisës i Irakut që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara emroi presidentin e tij të parë.

Ibrahim al-Jafari, një udhëheqës i Partisë fondamentaliste islamike Dawa do të mbajë kryesinë e radhës së këshillit për muajin gusht. Ai do të zëvendësohet në shtetor nga udhëheqësi i Kongresit Kombëtar Irakian, Ahmed Çelebi.

Këshilli prej 25 anëtarësh vendosi dtë merkurën që posti i presidentit të mbahet me radhë nga nëntë anëtarë të tij, pasi ata nuk arritën të bien dakord për një udhëheqës të vetëm.

Këshilli ka disa kompetenca legjislative, por kontrolli përfundimtar vazhdon të jetë në duart e kryeadministratorit amerikan, Paul Bremer.

Ndërkohë CIA tha se mendon që një kasetë për të cilën thuhet se përmban zërin e Saddam Husseinit, është autentike. Zyrtarë të Cias thonë se rezultatet e një analize teknike tregojnë se zëri në këtë kasetë është shumë i ngjashëm me regjistrimet e tjera të zërit të Sadam Huseinit. Folësi në kasetë pranon vdekjen e djemve të Sadam Huseinit.

Zyrtarë amerikanë thonë tani se nuk kanë dyshim se Sadam Huseini është gjallë dhe i fshehur diku në Irak. Ata thonë gjithashtu se gjetja e tij është vetëm çështje kohe. Forcat amerikane vazhdojnë kërkimin intensiv për udhëheqësin e përmbysur irakian, i cili është numri një në listën amerikane të irakianëve më të kërkuar.//xh//

XS
SM
MD
LG