Lidhje

Uashingtoni:krijimi i shtetit palestinez ende realist - 2003-07-31


Presidenti Bush tha se objektivi për krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005 është ende realist. Presidenti shprehu besimin tek kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, dhe tha se kryeministri izraelit, Ariel Sharon, është i angazhuar për krijimin e një shteti palestinez.

Ndërkohë, zyrtarët thonë se palestinezët kanë hedhur poshtë një ofertë izraelite për t’u tërhequr nga qytetet Kalkijah dhe Xheriko të Bregut Perëndimor. Palestinezët kërkojnë që forcat izraelite të tërhiqen nga qyteti Ramallah, ku udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, mbahet izoluar në selinë e tij për më shumë se një vit.//xh//

XS
SM
MD
LG