Lidhje

Hagë: burgim i përjetshëm per një ish kryetar bashkie të serbëve të Bosnjes - 2003-07-31


Gjykata e Hagës dënoi me burgim të përjetshëm një ish kryetar bashkie të serbëve të Bosnjes për krime kundër njerëzimit, por i hoqi atij akuzat për gjenocid.

Gjykata e shpalli Millomir Stakiçin fajtor për shfarosje, përndjekje dhe vrasje të qëllimshme, për rolin e tij në ngritjen e tre kampeve famëkeqe në Prijedor të Bosnjes veriperëndimore.

Stakiç kishte deklaruar se ishte i pafajshëm. Mijëra kroatë dhe myslimanë u burgosën, u torturuan, u përdhunuan ose u vranë në këto kampe gjatë luftës së Bosnjes në vitet 90.

Prokurorët thanë se si kryetar i bashkisë së Prijedorit, Stakiç ishte përgjegjës për krimet e kryera atje.//ii

XS
SM
MD
LG