Lidhje

Presidenti i Liberisë largohet nga kryeqyteti i vendit - 2003-08-01


Të dërguarit afrikano perëndimorë thonë se presidenti i Liberisë Charles Taylor është larguar nga Monravia, duke bërë që të shtyhen bisedimet për dorëheqjen e tij. Bisedimet janë planifikuar tani të fillojnë të shtunën.

Ministri i jashtëm i Ganës, tha se zoti Taylor ka shkuar në qytetin Buchanan, ku trupat qeveritare po luftojnë kundër kryengritësve. Të premten në kryeqytetin Monrovia luftimet rifilluan përsëri pas një ndërprerjeje të shkurtër, ndërsa forcat qeveritare dhe kryengritësit synojnë të marrin një urë të rëndësishme.

Predhat e mortajave ranë në një zonë të banuar duke shkaktuar vrasjen e të paktën 9 personave. Udhëheqësit afrikano-perëndimdorë thonë se paqeruajtësit do të mbërijnë në Monrovia të hënën dhe 3 ditë më pas zoti Taylor do të largohet nga vendi. //kk//

XS
SM
MD
LG