Lidhje

Të paktën 35 veta vdesin nga shpërthimi  në Rusinë jugore - 2003-08-02


Shpërthimi i një kamioni bombë pranë një spitali ushtarak në Rusinë jugore, pranë rajonit separatist të Çeçenisë, shkaktoi të premtën vdekjen e të paktën 35 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Forca e shpërthimit shkatërroi ndërtesën katër katëshe në Mozdok, selia e komandës kryesore ushtarake për forcat ruse që luftojnë kundër separatistëve çeçenë. Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por zyrtarë rusë thonë se dyshojnë se është kryer nga kryengritësit çeçenë.

Në Moskë, zëdhënësi i udhëheqësit separatist çeçen, Asllan Maskhadov, u tha gazetarëve se udhëheqja separatiste nuk kishte gisht në këtë shpërthim.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi pritet të rritet ndërkohë që ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesës së shkatërruar. Mendohet se kur ndodhi shpërthimi, në spital ndodheshin rreth 150 veta. Shpërthimi hapi një gropë të paktën 8 metra të gjerë dhe tri metra të thellë. Autoritetet e shëndetësisë në rajonin rus të Osetisë Veriore kanë bër thirrje urgjente për dhurimin e gjakut.//xh// 15

XS
SM
MD
LG