Lidhje

Tony Blair - kryeministri britanik i partisë laburiste, që shërben më gjatë në këtë post - 2003-08-02


Tony Blair është bërë kryeministri britanik i partisë laburiste, që ka shërbyer më gjatë në këtë post, por shqetësimet rreth angazhimit të vendit të tij në luftën e Irakut po zbehin festimet me këtë rast. Zoti Blair e arriti këtë rekord sot, kur mbushi 6 vjet dhe 93 ditë në postin e kryeministrit.

Në këtë mënyrë zoti Blair tani ia ka kaluar kryeministrit britanik të Partisë Laburiste, Clement Atlee, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 1945 deri më 1951. Kryeministri Blair tha se që kur filloi nga kjo detyrë në vitin 1997, qeveria e tij krijoi një ekonomi të qëndrueshme dhe një vend më të fuqishëm.

Por po shtohet gjithnjë e më shumë shqetësimet rreth arsyeve të Britanisë për të hyrë në luftë në Irak. Shumë prej kritikëve më të ashpër të zotit Blair janë nga partia e tij laburiste, ndërkohë që mbështetja e publikut për të kohët e fundit ka rënë ndjeshëm.

//ze//

XS
SM
MD
LG