Lidhje

Presidenti Bush: programi i tij për reformat në taksa po ndihmon nxitjen e rritjes ekonomike - 2003-08-02


Presidenti Bush thotë se programi i tij fundit për reformat në taksa po ndihmon tashmë në nxitjen e rritjes ekonomike. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, zoti Bush tha sot se njoftimet e kësaj jave tregojnë që prodhimi në industri, volumi i ndërtimeve dhe niveli i shpenzimeve nga ana e konsumatorëve po rriten.

Ai tha se, edhe pse shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë të larta, ekonomistët e administratës së tij besojnë se, sikur të mos uleshin taksat, deri në 1,5 milionë amerikanë do të ishin sot të papunë.

Megjithatë demokratët thonë se politikat e zotit Bush e kanë dëmtuar ekonominë duke kapur shifra rekord të deficitit buxhetor dhe i kanë detyruar qeveritë shtetrore dhe lokale të shkurtojë shpenzimet.

Guvernatori i shtetit të Virxhinias, Mark Warner, thotë se administrata e presidentit Bush po shkon drejt një niveli rekord të numrit më të vogël të vendeve të reja të punës që nga kriza ekonomike e viteve 1930.

//ze//

XS
SM
MD
LG