Lidhje

20 ekstremistë të kërkuar nga Izraeli arrestohen në selinë e Presidentit Arafat - 2003-08-02


Zyrtarë palestinezë thonë se rreth 20 ekstremistë të kërkuar nga Izraeli u arrestuan në selinë e presidentit palestinez, JaserArafat, në Ramallah të Bregut Perëndimor. Forca të sigurimit palestinez bastisën të shtunën në mëngjes selinë e Presidentit Arafat dhe arrestuan personat në fjalë duke i bllokuar ata në një dhomë. 14 prej të arrestuarve mendohet të jenë anëtarë të grupit Brigadat e Martirëve Al-Aksa, fraksion i armatosur i lëvizjes Fatah të zotit Arafat. Një zyrtar palestinez tha se personat e arrestuar do të transferohen në një burg në Xheriko të Bregut Perëndimor. Ai shtoi se arrestimet u bënë me dijeninë e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit. //az//

XS
SM
MD
LG