Lidhje

Pianisti dhe dirigjenti izraelit Daniel Barenboim jep koncert të rrallë për palestinezët - 2003-08-03


Pianisti dhe dirigjenti i njohur izraelit Daniel Barenboim dha një koncert të rrallë për palestinezët në Bregun Perëndimor.

Barenboim, kritik për një kohë të gjatë i politikës izraelite ndaj palestinezëve, interpretoi dje në një auditor të mbulur plot në një shkollë në Ramallah. Ai luajti pjesë të Betovenit, përfshirë edhe një duet me pianistin palestinez 26 vjeçar, Salim Abboud.

Ligjvënësja palestineze, Hanan Ashrawi, i cili pa koncertin në sallë, e cilësoi atë një dhuratë për popullin palestinez.

Lajmet bëjnë të ditur se muzikanti 60 vjeçar u prit me duartrokiste të shumta nga audienca prej rreth 350 palestinezësh dhe disa diplopmatësh ndërkombëtarë.

Vitin e kaluar, Barenboim anulloi një klasë për muzikantë palestinezë në Ramallah, pasi ushtria izraelite nuk pranoi ta lejonte atë të shkonte në Bregun Perëndimor. Më në fund ai vizitoi Ramallahun me një diplomat gjerman dhe dha një koncert në muajin shtator.

//ze//

XS
SM
MD
LG