Lidhje

Presidenti Bush është në gjendje shumë të mirë shëndetsore - 2003-08-03


Mjekët thonë se presidenti Bush është në gjendje shumë të mirë shëndetsore. Pas analizave të djeshme, që zgjatën 3 orë, mjekët thanë se presidenti hyn në kategorinë e burrave të moshës së tij në gjendje fizike të shkëlqyer.

Mjekët thanë se zoti Bush, i cili është 57 vjeç, nuk ka asnjë shenjë të sëmundjeve të zemrës. Presidenti ka shtuar 2 kile, për shkak të masës së muskujve, që i janë shtuar nga një program i ri fizik.

Mjekët thanë gjithashtu se i hoqën presidentit 4 ciste në fytyrë dhe në krah të shkaktuara nga rrezet diellore. Pas analizave mjeksore, zoti Bush u nis për një pushim pune 1 mujor në fermën e tij në Crawford të Texasit.

//ze//

XS
SM
MD
LG