Lidhje

Në Kakavijë janë kthyer nga Greqia rreth 4 mijë e 800 emigrantë shqiptarë - 2003-08-03


"Rreth 4800 emigrantë hynë në tokën shqiptare prej orës 8 të mëngjesit të djeshëm deri në orën 8 të ditës së sotme",- tha për Zërin e Amerikës komandanti i postës policore shqiptare Lesko Beqo. Shifra e 24 orëve të fundit është gati e barabartë me kthimin e shqiptarëve nga vendi fqinj gjatë këtyre dy javëve të fundit.

Policia shqiptare ka shtuar edhe tre pika të shërbimit policor në kufi si dhe ka rritur masat për lëvizjen normale të emigrantëve.

Po kështu edhe në anën greke të kufirit emigrantët kalojnë pa probleme dhe deri tani nuk duken radhë të gjata.

Komandati i policisë shqiptare në këtë pikë kalimi Beqo tha se agjensitë e autobuzëve si dhe lëvizja e makianve të mëdha janë parë me përparësi nga policia shqiptare për të shmangur radhët e gjata në kufi. Edhe këtë vit shumica e emigrantëve po kthehen me veturat e tyre. Lëvizja e emigrantëve u rrit menjëherë dje kur autoritetet greke nisën të zbatojnë një vendim që u lejon shqiptarëve të lëvizin në kufi me leje-qëndrimet e përkohshme.

Është ky dokumnet dhe një vërtetim që ata ndodhen në procesin e legalizimit që përdoret në kufi nga cdo emigrant për të hyrë pa problem sërish në Greqi.

Pas tejkalimit të problemit të kthimit të shqiptarëve për sezonin veror, i cili është parë nga vëzhguesit e këtushëm si një reagim mjaft i vonuar i palës greke tani për subjektet politike vecanërisht në në jug të Shqipërisë ka dalë në pah një cështje tjetër, kthimi i emigrantëve për zgjedhjet vendore. Vendimi i autoriteteve greke i lejon shqiptarët të dalin jashtë Greqisë vetëm një herë dhe të gjithë ata emigrantë që mbërrijnë tani për pushime nuk do të kenë mundësi të kthehen për votimet e tetorit.

//ss//

XS
SM
MD
LG