Lidhje

Ridxh: Shtetet e Bashkuara në shenjestër të terrorizmit - 2003-08-04


Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në shenjestër të terrorizmit.

Sekretari Ridge e bëri këtë koment pas transmetimit të një kasete që thuhet se është regjistruar nga al-Kaida, në të cilën paralajmërohet se beteja e vërtetë kundër Shteteve të Bashkuara ende nuk ka filluar.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, John Ashkroft, tha se nuk është i sigurt se kaseta e transmetuar nga stacioni televiziv arab Al-Arabia është autentike, por ai shprehu beindjen se që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara kanë parandaluar mbi 100 komplote terroriste.

Të dielen, një qytetar saudit, të cilin autoritetet amerikane e kërkojnë për ta marrë në pyetje lidhur me sulmet e 11 shtatorit, tha se është i gatshëm të takohet me hetues amerikanë në Arabinë Saudite.

Omar al-Bajumi hodhi poshtë pretendimet në një raport të Kongresit amerikan se ai kishte ndihmuar dy nga rrëmbyesit e avionëve të përdorur në sulmet e 11 shtatorit, pasi ata kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara shtrënguan kërkesat për viza kalimi për udhëtarë të huaj, pas njoftimeve se organizata terroriste mund të jenë duke planifikuar rrëmbime avionësh ose shpërthime.//xh

XS
SM
MD
LG