Lidhje

Izraeli boton listën e të burgosurve palestinezë që do të lirojë - 2003-08-04


Izraeli botoi listën e të burgosurve palestinezë që ka në plan të lirojë këtë javë, ne nje perpjekje per te cuar perpara procesin e paqes.

Lista perfshin edhe 59 palestinezë të identifikuar si anëtare të grupeve ekstremiste Hamas dhe Xhihadi Islamik, dy organizata përgjegjëse për dhjetra sulme kunder Izraelit.

Lista permban shume prej emrave te 443 te burgosurve qe pritet te lirohen te merkuren. Udheheqesit palestineze kerkojne qe Izraeli te liroje te gjithe te burgosurit palestineze, rreth 6 mije, qe mban aktualisht ne burgje.

Nderkohë, zyrtarët izraelite thonë se një palestinez u vra nga trupat izraelite ndersa po perpiqej te vendoste nje bombe në një rrugë të Bregut Perëndimor që perdoret nga forcat izraelite.// lk //

XS
SM
MD
LG