Lidhje

300 paqeruejtës gati të dislokohen në Liberi - 2003-08-04


Paqeruejtësit afrikanoperëndimorë janë të përgatitur të arrijnë të hënën në Liberi në përpjekje për t’u dhënë fund luftimeve 4 vjeçare midis kryengritësve dhe forcave besnike të Presidentit Taylor.

Rreth 300 trupa nigeriane do të dislokohen në kryeqytetin Monrova. Ky është kontingjenti i parë i një force të premtuar paqeruejtëse afrikanoperëndimore prej 3 mijë e 200 trupash.

Forcat qeveritare dhe kryengritësit i vazhduan edhe të dielen luftimet në kryeqytet. Ndërkohë, agjencia e OKB-së për Ushqimin njoftoi se hodhi nga ajri 500 kilogramë biskota me kalori të lartë në Monrovia për të ndihmuar refugjatët dhe banorët lokalë, të bllokuar nga luftimet. Zyrtarët thanë se agjencia kërkon të dërgojë bërnda pak ditësh edhe 12 tonelata të tjera ushqime.

Këto zhvillime ndodhin një ditë pasi Presidenti Taylor premtoi se do të largohet nga pushteti me 11 gusht, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare.

Por, udhëheqësi liberian nuk ka thënë se kur do të largohet nga vendi. Nuk është e qartë as nëse zoti Taylor do të pranojë ofertën për strehim politik në Nigeri. Administrata amerikane ngul këmbë që largimi i zotit Taylor është i rëndësishëm për arritjen e paqes së qendrueshme në Liberi. Zoti Taylor kërkon që të tërhiqet një akt-padi për krime lufte e ngritur kundër tij në Sierra Leone.//xh//

XS
SM
MD
LG