Lidhje

Liberi: arrijnë trupat e para paqeruajtëse - 2003-08-04


Kontingjenti i parë i trupave nigeriane arriti në Liberi për të filluar misionin e shumëpritur paqeruajtës në këtë vend afrikanoperëndimor të përfshirë nga luftimet.

Dy helikopterë, secili me nga 20 trupa, arritën në mes të shiut të dendur në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit liberian Monrovia.

Pritet që në Monrovia të dërgohen me helikopter deri në 300 trupa. Ata janë pararoja e një force prej 3 mijë e 200 ushtarësh afrikano-perëndimorë që synon vendosjen e paqes pas rreth 4 vjet luftimesh midis rebelëve dhe forcave besnike ndaj Presidentit Cherles Taylor.

Në Romë, udhëheqësi i njërit prej grupeve kryengritëse tha se luftëtarët e tij që mbnajnë të rrethuar Monroviando të tërhiqen nga kryeqyteti liberian sapo të kenë arritur paqeruajtësit.//ii

XS
SM
MD
LG