Lidhje

Liberi: arrijnë trupat e para paqeruajtëse - 2003-08-04


Trupat nigeriane filluan të arrijnë në Liberi në kuadrin e misionit paqeruajtës për të stabilizuar këtë vend afrikanoperëndimor të përfshirë nga luftimet.

Helikopterët me kontingjentin e parë të trupave, arritën sot në aeroportin ndërkombëtar Robertsfild, në afërsi të kryeqytetit Monrovia.

Ushtarët nigerianë janë pararoja e një force prej 3 mijë e 200 ushtarësh afrikano-perëndimorë që përfshin trupa nga Gana, Mali, Benini dhe Togoja. Misioni i tyre është vendosja e armëpushimit dhe shpërndarja e ndihmave humanitare.

Grupi kryesor kryengritës që lufton për përmbysjen e Presidentit Charles Taylor, tha se do të tërhiqet nga kryeqyteti liberian sapo të kenë arritur atje paqeruajtësit.// lk //

XS
SM
MD
LG