Lidhje

Iran: fillojnë bisedimet me specialistët bërthamorë - 2003-08-04


Irani thotë se një ekip ndërkombëtar tre-anëtarësh, specialistë të objekteve bërthamore ka filluar bisedime të rëndësishme në kryeqytetin iranian, lidhur me çështjen në se Teherani do të pranojë inspektime më të hollësishme në objektet e tij bërthamore.

Agjencia iraniane e lajmeve thotë se tre ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e cila mbikëqyr objektet bërthamore, po zhvillojnë sot bisedime me homologët e tyre iranianë.

Ndaj Iranit është shtuar së tepërmi trysnia ndërkombëtare, që ai të lejojë inspektim më të hollësishëm të objekteve të tij bërthamore.

Ndërkohë, në një njoftim të ri në shtyp, thuhet se Irani duket se është në një fazë të avancuar të zhvillimit të kapacitetit për ndërtimin e një bombe bërthamore.

Irani nuk ka bërë komente në lidhje me njoftimin e botuar në gazetën Los Anxhelos Times, por një anëtar i delegacionit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, citohet të ketë thënë se ai ka refuzuar të komentojë në lidhje me këtë çështje. // lk //

XS
SM
MD
LG