Lidhje

Washingtoni shqyrton mundësinë e shkurtimit të kredive për Izraelin - 2003-08-05


Zyrtarë amerikanë thonë se Washingtoni po shqyrton mundësinë e shkurtimit të kredive për Izraelin si ndëshkim për ndërtimin e një muri që ka ngjallur debate, i cili e ndan Izraelin nga zonat palestineze.

Zyrtarët thonë se administrata e Presidentit Bush po shqyrton mundësinë e heqjes së garancive për kredi në shumën që Izraeli shpenzon për ndërtimin e murit në brendësi të Bregut Perëndimor. Ky plan mund të zbatohet ndaj ndihmave prej 9 miliardë dollarësh, që nuk janë miratuar ende nga kongresi.

Zyrtarë palestinezë thonë se Izraeli po ndërton murin 600 kilometra të gjatë për të përcaktuar kufijtë e ardhshëm jashtë procesit të bisedimeve. Izraeli thotë se muri nevojitet për të parandaluar hyrjen e ekstremistëve palestinezë në Izrael për të kryer sulme.

Presidenti Bush ka thënë se muri përbën një problem.

//ze//

XS
SM
MD
LG