Lidhje

Ambasada amerikane në Kenia lavdëroi policinë vendase për arrestimin e dy personave, që mund të kanë lidhje me al-Kaidën - 2003-08-05


Ambasada amerikane në Kenia lavdëroi policinë vendase për arrestimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me rrejtin terrorist al-Kaida. Ambasada e përshkroi policinë keniane si të rrufeshme dhe të patrembur, por nuk dha hollësi për lidhjet e të dyshuarve me al-Kaidën.

Autoritetet filluan të shtunën marrjen në pyetje të njërit prej personave në kuadër të hetimeve të tyre në lidhje me shpërthimin fatal të vitit të kaluar në një hotel pronë izraelite në qyteti bregdetar Mombasa.

I dyshuari i dytë, i kapur të premtën, vrau veten dhe një polic, ndërkohë që mbahej nga policia, pasi aktivizoi një granadë dore.

//ze//

XS
SM
MD
LG